Personi që shihni në foto është 19 vjeçari Mikel Kovaçi, i cili ndodhet në Spitalin e traumës në Tiranë duke luftuar për jetën, pas plagëve të marra me thikë gjatë një sherri me disa të rinj në Elbasan.
Ai, së bashku me të vëllanë, Florencin 28 vjeç, u përfshinë në një sherr për një vajzë rreth 1 orë më parë me disa të rinj të tjerë. Në konflikt u përdorën edhe armë të ftohta, ku fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë Florenc Kovaçi.
Mësohet se ky i fundit po kurohej edhe nga depresioni. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.