Prapaskena

Mbyllet seanca për ’30 Qershorin’/ Daci: Opinioni i Venecias nuk është i saktë

Publikuar: 02/11/2021

Gjykata Kushtetuese u mblodh ditën e sotme në orën 10:00 për shqyrtimin e çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në përfundim të seancës, avokati Jordan Daci u shpreh se nga ky proces asnjë palë nuk e del e humbur e se demokracia do të fitojë. Ndër të tjera ai përsëriti dhe fjalët që tha brenda seancës, që opinioni i Venecias nuk është i saktë.

“Kemi kënaqësinë që të themi për publikun se ky është një proces që asnjë palë s’do të dalë e humbur. Do të fitojë demokracia. Përtej asaj që ka thënë Venecia, zgjedhësve duhet t’u jepet një kuptim i ri për zgjedhjet. Zgjedhësit duhet te kenë te drejte te zgjedhin. Ndaj zgjedhjet e 30 qershori nuk ishin në përputhje me parimet e Komisionit të Venecias. Ky opinion nuk është detyrues dhe as i saktë. Në paragrafin 47 e pranon. Në 28 e mohon. Nga ana tjetër unë bërë pyetjen; nëse nuk është gjykata kushtetuese, kush është atëherë?! Përse komisioni i Venecias nuk anashkalon me qëllim këto vendime. Ka kompetencë. Në Republikën e Shqipërisë opinioni i referohet tre pyetjeve ndërsa komisioni ka 30 pyetje të tjera. Komisioni thotë që Gjykata ka vendime kushtetuese, mund të merret me legjislacionin zgjedhor. Ne mendojmë që ka kompetencë dhe Gjykata Kushtetuese do e gjykojë.”, tha Daci në një prononcim per mediat.

 



Më të lexuarat