Tronditet Laçi, ekzekutohet me armë zjarri një person pranë një banke

Pa Kategori

Publikuar: 01/11/2021

Tronditet Laçi, ekzekutohet me armë zjarri një person pranë një banke

Vritet një 60-vjeçar në Laç. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:23, në afersi të një banke.

Policia bëri me dije se në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh. R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.