Dj-i i njohur, Vin Veli, ka folur së fundmi për jetën e tij private. Pas ndarjes nga Bora Zemani, afro 3 vite më parë, ai u pyet nëse ekziston një femër që ia ka vjedhur zemrën.
Për emisionin “Glamour Zone” ai deklaroi se do ta bëjë publike kur të martohet dhe se nuk e sheh shumë larg. Vin Veli tha se e sheh martesën në një ta ardhme të mesme, ndoshta pas 3 vitesh.
Ndërsa i pyetur nëse ka tradhtuar ndonjëherë, Dj i njohur dha përgjigjen e sinqertë: “E them që kam tradhtuar. Mendoj që shumë njerëz kanë tradhtuar, pavarësisht se nuk e thonë. Nuk më kujtohet përse kam tradhtuar, janë pjesë të adoleshencës që nuk i mbaj mend për momentin. Mund të ketë qenë monotonia”.
Ndërkohë kujtojmë se Bora dhe Vin Veli kanë një djalë së bashku, dhe nuk kishte mbushur as 2 vjeç kur ata vendosën të ndahen. Dj u pyet se si ia shpjegoi Arborit ndarjen.
Ai u shpreh se ishte shumë i vogël kur ndodhi divorci dhe nuk kuptonte, por sot ai është 5 vjeç dhe sipas DJ-it është mësuar të jetojë me prindërit e ndarë!
“Nuk ishte në një moshë që ta kuptonte. Ka qenë rreth një vit e gjysmë atëherë. E ka dashurinë nga të dy. Jam shumë i lidhur me Arborin. E takoj 4-5 herë në javë, ka raste dhe për ditë”, tha Vin Veli.