Ditën e djeshme ka qarkulluar në rrjet një formular, në të cilin fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvëndësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2”, për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës.
Por, sipas bashkisë, ky lajm është i pavërtetë.
Bashkia Tiranë bën me dije se në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake news.
“Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës.”-njofton Bashkia Tiranë.


