“Cilësinë e diellit përmende, jo të miellit”! Replikat Basha-Rama: Të kafshova njëherë, u zhduke 3 javë…

Pa Kategori

Publikuar: 28/10/2021

“Cilësinë e diellit përmende, jo të miellit”! Replikat Basha-Rama: Të kafshova njëherë, u zhduke 3 javë…

Kuvend- Vijojnë replikat në Kuvend mes kreu të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Basha i doli në mbrojte deputetit të tij Ferdinad Xhaferi, i cili u sulmua nga Rama duke ironizuar “cilësinë e diellit përmendi, jo cilësinë e miellit”.

“Mungesën e gjumit e ka për patologji të tjera, politike dhe mjekësore. Meqë i pëlqen rima, ti kishte thënë cilësinë e diellit përmenda jo cilësinë e miellit. Hallin më të madh e kanë socialistët, kujt ti qahen? Unë kurrë nuk të kam pasur simpati për vendimet politike, me përjashtimin e rastit të fundit. Ky nga piramidat e Gizës nuk na sheh. E ka hallin se më dhemb dhëmbi. I kam të mi që ta dish. Njëherë që të kafshuan, u zhduke tre javë. Vetëm unë e ti e dimë ku u zhduke, nga burime të ndryshme normalisht. Ajo të dhemb ty. Shenjat i ke s’të ikin. S’të del e keqja.

Pse trembesh nga Vettingu në politikë? Venecia e ka shprehur mendimin. Mos ke frikë që do jesh objekti i vetëm? Filloje nga unë, ku e ke merakun ti. Kush do ta aprovojë, Rrok Gjoka me Salillarin. Toma? E ke para, të gjithë nga i pari tek i fundit,” tha Basha ndër të tjera.