Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e PD. Nga Kavaja, Berisha tha se në garën për të marrë drejtimin e PD do të jetë dhe emri i tij.
Kjo do të thotë se Luzim Basha do të ketë tashmë rival ‘babanë e tij politik’, të cilin e përjashtoi nga partia me urdhër të SHBA.
“Do hapet një garë në të cilën çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrish, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha.
Besimi im tek ju është frymëzim për mua, unë ju them ju se kisha 8 vite i larguar, dhe beteja u nis në rrethana të pazakonta. Unë besoj se tek demokratet dhe demokratët”, tha Berisha.
Pas këtij qëndrimi pritet një reagim i fortë nga amerikanët, të cilët e kanë shpallur non grata Berishën për korrupsion, shantazh dhe minim të demokracisë.