Qeveria lë pas pandeminë, sa të ardhura parashikon në buxhet nga tatimet, doganat, TVSH

Pa Kategori

Publikuar: 26/10/2021

Qeveria lë pas pandeminë, sa të ardhura parashikon në buxhet nga tatimet, doganat, TVSH

Edhe pse viti 2021 u ndikua nga pandemia e Covid, qeveria parashikon në buxhetin e ri të vitit 2022 rritje të të adhurave, pavarësisht se pandemisë nuk i ka ardhur fundi dhe se nuk dihet se sa do të zgjasë ajo.

Në relacionin e projektbuxhetit të qeverisë të siguruar nga Gazeta Shqip qeveria parashikon rritje të të ardhurave nga TVSH, që sipas Ministrisë së Financave do të rigjenerohet nga rimëkëmbja ekonomike, pra që nënkupton rritjen e konsumit, apo dhe lufta ndaj informalitetit dhe efekteve të paketës së re fiskale.

Por Qeveria parashikon rritje të ardhurave nga tatimet e të adhurave personale, një zë që bën gjallë ekonomninë e brishtë shqiptare.

“Të ardhurat nga “Tatimi mbi të ardhurat personale” parashikohen 45.2 miliardë lekë, me një rritje prej 2.5 miliardë lekë ose 5.8% më shumë se pritshmëritë për vitin 2021. Në parashikimin e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale janë marrë në konsideratë rimëkëmbja ekonomike ekonomike dhe
impakti i saj në nivelin e pagës mesatare si dhe rritja e numrit të të punësuarve në sektorin privat, si dhe incentivat për nxitjen e punësimit”, thuhet në realicionin e qeverisë. Këto të ardhura të pakta janë të sigurta, pasi mbledhja e tatimeve dhe të i atyre të doganave varet nga vullneti i organeve tatimore dhe doganore.

Relacioni i qeverisë

Parashikimi i të ardhurave sipas zërave për vitin 2022

Të ardhurat nga TVSH-ja parashikohet të jenë 161.1 miliardë lekë, 14.6 miliardë lekë ose 9.6% më shumë se pritshmëria për vitin 2021. Burimet e rritjes së TVSH-së në vitin 2022 do të jenë:
TVSH-së që do të gjenerohet si rezultat i rimëkëmbjes ekonomike;
TVSH-ja nga rritja e volumit të importeve dhe konjuktura e çmimeve ndërkombëtare;
TVSH-ja nga përmirësimi i administrimit, lufta ndaj informalitetit dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve ndërmjet operatorëve;
TVSH-ja si rezultat i efekteve të paketës fiskale 2022

Të ardhurat nga “Tatimi mbi fitimin” vlerësohen me rritje 6.5% ose 1.9 miliardë lekë më shumë se viti 2021, pra parashikohet të arkëtohen 35.6 miliardë lekë. Rritja e parashikuar në tatimin mbi fitimin bazohet:

Në rikuperimin e ekonomisë dhe rritjen e saj, çka do të reflektohet edhe në deklaratat e tatimpaguesve;
Në forcimin e kontrollit të deklaratave, bazuar në kriteret e riskut;
Efektet e paketës fiskale 2022.

Të ardhurat nga “Akciza” vlerësohen të jenë 56.8 miliardë lekë, me një rritje prej 4.6 miliardë lekë ose 9% më shumë se pritshmëritë për vitin 2021.

Faktorët kryesorë që do ndikojnë në rritjen e parashikuar të të ardhurave nga akciza lidhen me: rritjen e importit të mallrave të fortë si karburante dhe cigare, si dhe forcimin e luftës kundër informalitetit, nëpërmjet kontrollit rrigoroz të subjekteve të akcizës si dhe disiplinimit të mëtejshëm të procedurave të përfitimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë.

Të ardhurat nga “Tatimi mbi të ardhurat personale” parashikohen 45.2 miliardë lekë, me një rritje prej 2.5 miliardë lekë ose 5.8% më shumë se pritshmëritë për vitin 2021. Në parashikimin e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale janë marrë në konsideratë rimëkëmbja ekonomike ekonomike dhe
impakti i saj në nivelin e pagës mesatare si dhe rritja e numrit të të punësuarve në sektorin privat, si dhe incentivat për nxitjen e punësimit.

Të ardhurat nga “Taksa nacionale dhe të tjera” vlerësohen të jenë 49.7 miliardë lekë. Parashikimet për këtë taksë për vitin 2022 janë 21.6% ose 8.8 miliardë lekë më shumë se i pritshmi 2021 dhe bazohen në rritjen e mbledhjes së taksës së qarkullimit të automjeteve si dhe rezultat i rritjes se sasive të karburantit që do të hidhen në treg.

Të ardhurat nga “Taksa doganore” në vitin 2022 vlerësohet të jenë 7.5 miliardë lekë, me rritje 8 milionë lekë krahasuar me vitin 2021. Në programimin e të ardhurave janë marrë në konsideratë efektet e rritjes së importeve të tatueshme, si dhe disa efekte minimale nga lëvizja e tarifave doganore.
Të ardhurat nga “Kontributet për sigurime shoqërore e shëndetësore” në vitin 2022 parashikohet të rriten me +6.7%, ose +7 miliardë lekë krahasuar me të pritshmin e vitit 2021.

Të ardhurat gjithsej nga kontributet pritet të jenë në total, së bashku me të ardhurat që mbledhin ISSH-ja dhe ISKSH-ja 111 miliardë lekë, nga 104 miliardë lekë që do arkëtohen në vitin 2021. Të ardhurat totale 111 miliardë lekë parashikohet të mblidhen :
108.1 miliardë lekë nga DPT-ja dhe DPD-ja.
2.8 miliardë nga ISSH-ja.
100 milionë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Rritja e programuar e të ardhurave mbështetet në këta faktorë:
rritjen ekonomike çka do të reflektohet në rritjen e numrit të punëmarrësve;
forcimin e administrimit nëpërmjet kontrollit të nivelit të pagës të deklaruar dhe deviacionit të saj nga paga reale që përfitohet.