Vdes tragjikisht futbollisti spanjoll, i ra celulari në banjë, e zuri korenti

Pa Kategori

Publikuar: 23/10/2021

Vdes tragjikisht futbollisti spanjoll, i ra celulari në banjë, e zuri korenti

Futbollisti spanjoll Santiago Otero është gjetur i pajetë në banjën e tij.

Sipas artikullit të gazetës “Sun”, gruaja e tij e ka gjetur të vdekur me celularin pranë trupit të viktimës.

Policia beson se 38-vjeçari është goditur nga rryma kur telefoni që po karikonte ka rënë në ujë.

Besohet se futbollisti ka humbur jetën rreth dhjetë orë para se të gjendej nga gruaja e tij.

Gazeta britanike citon dëshmi ku thuhet se ai kishte një shenjë në gjoks, një djegie nga celulari.

Santiago Otero ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Madrid.