FUTBOLL – Armando Broja është “heroi” i Southampton. Ylli i Kombëtares arriti sot të shënonte golin e tij të dytë në Premier Ligë, në të dytën ndeshje radhazi si titullar.
Një arritje e veçantë për sulmuesin shqiptar, i cili po merr gjithnjë e më shumë vlerësime për atë që po jep në fushën e lojës.
Për ndeshjen e sotme, Broja është vlerësuar me notën 7 nga “Sofa Score”, e më mirë se ai ishte vetëm autori i golit të parë, Livramento, i cili bëri një ndeshje fantastike në tërësi.
Tashmë, ylli kuqezi është kthyer në rrezik konstant në zonën kundërshtare, por shpesh edhe vendimtar për të ndihmuar ekipin të dalë nga zona në momentet e rrezikshme.