Ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Lazarat, Gate Mahmutaj. Ai ndodhej prej disa vitesh në burg pas arrestimit gjatë operacionit kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat.
Gate Mahmutaj vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vetëm një javë më parë ishte nxjerrë nga qelia duke u dërguar pranë familjes për të kaluar ditët e fundit.
Mahmutaj u akuzua nga prokuroria se ishte kreu i grupit të Lazaratit, i cili organizonte kultivimin e kanabisit si edhe rezistencën ndaj Forcave Speciale RENEA.