Shoqata e Transportit Publik ka paraljmëruar ditën e sotme se do bëhen sërish reduktume të transportit urban nëse qeveria nuk merr masa.
Pëfaqësuesit e transportit shprehen se të ardhura kanë vetëm nga çmimet e biletave ndërsa i kanë bërë thirrje qeverisë dhe bashkisë që të ulen në tryezë e të gjejnë një zgjidhje, pasi në të kundërt ata do të falimentojnë.
“Ne kemi kërkuar indeksimin e çmimit, që të shohim se ku janë të ardhurat e shërbimit të transportit. Kemi të ardhura vetëm nga biletat. Duhet të ulemi e të shohim një gjuhë të përbashkët për plotësimin e kërkesave, që të mos shkojmë te rritja e çmimit. Duhet ta kuptojnë të gjithë se ne nuk jemi në luftë me bashkinë apo qeverinë, por duam të ulemi në tryezë të përbashkët, pasi nëse nuk merren masa, do shkojmë drejt falimentimit. Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar direkt në të ardhurat e shërbimit të transportit. Ne e kishim paralajmëruar reduktimin prej kohësh, nëse nuk merreshin masa, dhe do të shkojmë akoma më tej në reduktim”, u shprehën përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit.