Ekzekutohet me armë zjarri një 45-vjeçar në Peqin, trupi i pajetë gjendet afër lumit Shkumbin

Pa Kategori

Publikuar: 17/10/2021

Ekzekutohet me armë zjarri një 45-vjeçar në Peqin, trupi i pajetë gjendet afër lumit Shkumbin

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në Peqin.

Policia njofton se është gjetur i vrarë me armë në afërsi të lumit Shkumbin një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Peqin/ Informacion paraprak

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.