TRAGJIKE! Momenti kur shkrumbohet apartamenti në Astir, ‘ezani’ dëgjohet në sfond

Pa Kategori

Publikuar: 16/10/2021

TRAGJIKE! Momenti kur shkrumbohet apartamenti në Astir, ‘ezani’ dëgjohet në sfond

Hava dhe Klodian Osmënaj që të hidheshin nga dritarja. Kjo pasi flakët kishin bllokuar totalisht çdo dalje tjetër. 62-vjeçarja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga rënia, ndërkohë që djali i saj ndodhet i plagosur në spital.

TIRANË- Dalin pamjet nga momenti kur banesa në Astir ishte duke u shkrumbuar nga flakët. Siç duket nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga “Balkanëeb”, apartamenti është përfshirë totalisht nga flakët, duke detyruar nënë e birë, Hava dhe Klodian Osmënaj që të hidheshin nga dritarja. Kjo pasi flakët kishin bllokuar totalisht çdo dalje tjetër. 62-vjeçarja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga rënia, ndërkohë që djali i saj ndodhet i plagosur në spital.

Pamjet e rënda janë filmuar nga një banor i pallatit përballë, ndërsa bie në sy fakti që ndërkohë që banesa digjet, në sfond dëgjohet ezani i hoxhës nga xhamia që ndodhet në zonë. Ndërkohë që zjarrfikëset nuk duken askund, pasi sipas banorëve u vonuan për të mbërritur në vendin e ngjarjes.