Nga Zamir Mane te Shefqet Kastrati! Basha zbulon emrat në Kuvend dhe i kthehet Ramës: Kush të mori për Llogaranë?!

Pa Kategori

Publikuar: 14/10/2021

Nga Zamir Mane te Shefqet Kastrati! Basha zbulon emrat në Kuvend dhe i kthehet Ramës: Kush të mori për Llogaranë?!

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është drejtuar Edi Ramës, me tone të ashpra, duke përmendur emra nga foltorja e Kuvend.
“Do emra ti? Të mori baca çetë? Zamiri të mori për tunelin e Llogarasë? Janë futur dhe ca të tjerë, që s’dinë ku fillojnë e ku mbarojnë paratë e tua. Tirana thotë nuk merret besh nëse Cet Kastrati është pronari apo administratori i parave të tua. S’të vjen mirë ty? Prandaj kapesh me thonj pas foltores. Mbaroi koha e teatrit”, i tha Basha-Ramës, në debatin për krizën energjetike.