“E quajti oligark por ka dy vila te Samir Mane”/ Gazetari nxjerr zbuluar Bashën: Biznesmeni e ftoi në ditëlindje në Turqi

Pa Kategori

Publikuar: 14/10/2021

“E quajti oligark por ka dy vila te Samir Mane”/ Gazetari nxjerr zbuluar Bashën: Biznesmeni e ftoi në ditëlindje në Turqi

Kryedemokrati, Lulzim Basha gjatë seancës së sotme në Kuvend, akuzoi Shefqet Kastratin dhe Samir Manen për kontrabandë nafte dhe për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Ndërkohë që gazetari Bledian Koka, ka zbuluar detaje nga raporti mes Bashës dhe biznesmenit Samir Mane, të cilin e konsideroi si ‘oligark’ të Ramës.

Gazetari Koka tha se Basha ka në zotërim dy vila në resortin e biznesmenit të njohur. Ndërsa në vitin 2016, Basha ka qenë i ftuar te ditëlindja e Samir Manes në Turqi, krahas shumë figurave të tjera.

“Ne e kemi thënë se si z.Basha në mënyrë okulte përmes kompanive tëtë afërmve të tij ka marrë fonde publike dhe të gjithë benefitet e tij mund të verifikohen, janë të pashme dhe të konfirmuara te katër vilat e famshme, dy te një resort i një oligarku dhe dy të tjera te një tjetër resort oligarku, të cilin Basha e përmendi sot.

Artikulimi i z.Basha për zotin Mane sot mu duk i tepruar, i sforcuar, sepse mbaj mend në vitin 2016, zotëria në fjalë, një biznesmen i nderuar, organizoi një ditëlindje madhështore në Turqi. Dhe atë kohë, përveç shumë figurave të oborrit, i ftuar special ka qenë edhe një farë Lulzim Basha. Unë këtë raport kam parë mes z.Basha dhe z.Mane. Unë di që z.Basha është një njeri që ftohet në ditëlindjet e zotit Mane”, u shpreh gazetari.