Ka rënë dëbora e parë në Juglindje të vendit. Reshjet e para të dëborës kanë rënë në Mokër të Pogradecit, në Malin e Gramozit në Kolonjë, Dardhë dhe në malet e Voskopojës së Korçës.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme dëbora ka zbardhur vendin, ndërsa me këto reshje janë ulur edhe temperaturat me të paktën 3 gradë.
Deri më tani situata paraqitet e normalizuar, pasi reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.