Pasi plotësoi kabinetit me 70% gra, Rama ka filluar emërimet edhe në institucionet e tjera të varësisë. Ndër lëvizjet e fundit me emërimet e reja të tij, mësohet se është edhe Ori Kuçi.
Ajo është caktuar në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, aty ku Rama çoi sot edhe Vilma Bellon si zv.ministre. Ori Kuçi ka pak përvojë në administratën publike dhe më shumë në sektorin privat.
Në vitin 2013 ajo punoi për disa kohë si këshilltare për mediat në kabinetin e ministrit Arben Ahmetaj. Më pas u rikthye sërish në sektorin privat, ku menaxhon një dyqan kozmetike në zonën e ish-Bllokut.
Më herët pas kthimit nga studimet në Itali, Kuçi nisi të angazhohej në media dhe jetën publike, fillimisht me një emision radiofonik.
Vec të tjerash ajo ka pasion edhe muzikën, për të cilën është shprehur “Për mua muzika është një lloj droge”. Ajo ka marrë pjesë tek “C’est la vie” në një duet me Anxhela Peristerin.
Ajo shquhet për natyrën ekzibicioniste, ka pasion fotografitë, ku bëjnë përshtypje pozat duke tymosur cigare, me fustanet sensuale dhe grimin e theksuar. Sa i përket jetës private, ajo është nënë e dy binjakëve.