Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike ishte i vendosur dhe i pa tërhequr nga vendimet që kishte marrë. Lulzim Basha para mediave tha se edhe në PD ka patur njerëz të korruptuar .
Ai shtoi më tej duke pohuar se “bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, një pjesë e kemi pastruar por dhe një pjesë kanë mbetur, demokratët e dinë kush janë. Nuk do lejoj që askush t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”.
Reagimi i Bashës:
“Në 30 vjet ndërrohen qeveritë dhe këta vetëm pasurohen. Beteja ime dhe e PD-së është me ta dhe kërkohet fokus, vëmendje dhe guxim. A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar, një pjesë nuk ia kemi dalë dot ta pastrojmë. Njerëz që kanë kontrata me inceneratorët.
PD është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Ky është një moment fondamental i ndryshimit. Bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, një pjesë e kemi pastruar por dhe një pjesë kanë mbetur, demokratët e dinë kush janë. Nuk do lejoj që askush t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”, tha më tej Basha.
Kjo deklaratë e kreut të partisë demokratike duhet marrë seriozisht nga oraganet ligjzbatuese dhe me seriozitet pasi ka dalë nga goja e liderit të partisë më të madhe opozitare
Nëse e bën këtë atëherë Lulzim Basha meriton përgëzimet publike. Por nëse e lëshon tymuesen sa për të zënë perden e së vertetës që zien në PD, nuk do besohet më kreu aktual i PD-së.
Lulzim Basha në vetëm 1 muaj ka qenë në qendër të sulmeve nga mazhoranca por edhe nga deputetë të Partisë Demokratike pas vendimit për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
Tashmë njerëzit e Berishës e akuzojnë se ai po bashkëpunon me Edi Ramën ndërkohë kreu demokrat thotë se ne po luftojmë për ta rrëzuar atë.
Deklarat e sotme e kreut të partisë demokratike para mediave ka ngjallur frikë tek “demokratët e vjetër” aq sa reagojnë me mllef ndaj njeriut të cilin deri dje donin ta bënin kryeministër.