Si do ta caktojë Kuvendi ish-kryeministrin Berisha? Ja si përgjigjet Lindita Nikolla

Pa Kategori

Publikuar: 08/10/2021

Si do ta caktojë Kuvendi ish-kryeministrin Berisha? Ja si përgjigjet Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në një bashkëbisedim me gazetarët u pyet se si do ta caktojë Kuvendi i Shqipërisë, Sali Berishën dhe nëse do të ketë ndonjë referencë për të.

Ajo tha se ish-kryeministri sot funksionon si një deputet pa grup parlamentar.

Nikolla: Do të ketë vetëm referencën që lidhet me rregulloren e Kuvendit. Është vendimmarrja e grupit dhe deklarimi në frymë që është grupi parlamentar. Kryetarët që bëjnë listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit dhe grupi parlamentar i PD e ka nxjerrë jashtë grupit të tij deputetin Sali Berisha. Sot Berisha funksionon si një deputet pa grup parlamentar dhe nuk është vetëm.