Shqiponjat arrestojnë 20 vjeçarin te “Kryqëzimi i Shëngjinit”, në çantën e dorës mbante doza droge

Pa Kategori

Publikuar: 06/10/2021

Shqiponjat arrestojnë 20 vjeçarin te “Kryqëzimi i Shëngjinit”, në çantën e dorës mbante doza droge

Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shëngjinit”, forcat Shqiponja i kanë kontrolluar çantën e dorës dhe i kanë gjetur lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

– Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin M.Gj., 20 vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shëngjinit “, Shëngjin, forca e posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

– Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M.P., 41 vjeç, banues Fushë Mamurras, Kurbin pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.P.

– Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.M., 18 vjeç, banues në Mirditë, pasi në hyrje të Rrëshenit duke drejtuar automjetin tip “Audi” , ka humbur kontrollin duke goditur automjetin tip “Fiat” , ku për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasit P.P., dhe L.P. dhe T.M.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.