Emri/ Identifikohet viktima në Elbasan, kush është babai i dy fëmijëve me precedent të mëparshëm penal

Pa Kategori

Publikuar: 04/10/2021

Emri/ Identifikohet viktima në Elbasan, kush është babai i dy fëmijëve me precedent të mëparshëm penal

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se personi i cili është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan është identifikuar si Ardian Çollaku rreth 50 vjeç.

Mësohet se Çollaku është babai i dy fëmijëve dhe një person me precedent të mëparshëm penal.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites së të hënës, në fshatin Balldren në një lokal pranë një karburanti. Krahas viktimës në vendngjarje i plagosur ka mbetur dhe një tjetër person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Nga krahu tjetër nuk ka asnjë informacion për autorët, të cilët pas krimit janë larguar me makine.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.