FOTOT/ Armë dhe para, jeta e shthurur shqiptarit që vrau arkitektin italian: Bëra një budallallëk

Pa Kategori

Publikuar: 03/10/2021

FOTOT/ Armë dhe para, jeta e shthurur shqiptarit që vrau arkitektin italian: Bëra një budallallëk

Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull jetës së shqiptarit të akuzuar për vrasjen e arkitektit Roberto Mottura në datë 8 Qershor të këtij viti.

“Masa e burgut është e vetmja për të kontrolluar rrezikun shoqëror” tha gjyqtari për Emirjon Margjinin. 30 vjeçari është personi që akuzohet për vrasjen, së bashku me dy shokët e tij, Mërgim Lazri 24 dhe Flogert Syla 26 vjeç.

“Il Giornale” shkruan se vrasësi shfaqet me foto me armë dhe tatuazhe në faqen e tij në Facebook. Margjini, i quajtur “Mari”, ka postuar foto me armë, pistoleta dhe pushkë, si dhe tatuazhe, si edhe tatuazhe, një shqiponjë me dy koka, simbol i atdheut të tij, Shqipërisë. Ai është i martuar me Aleksandrën, me të cilën ka një djalë pesë vjeç

Siç raportohet nga “La Stampa”, disa orë pas vrasjes Margjini një person të afërt i tregoi se “Një rrëmujë ndodhi, ne ishim tre dhe njëri prej nesh qëlloi një person. Ndërsa vidhnim erdhi shefi dhe bëra është budallallëk, e vrava“.

Përpara prokurorit, Roberto Furlan, dëshmitari tregoi gjithçka. “Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë”. Po atë ditë u regjistrua një bisedë mes protagonistëve që shfaqen të shqetësuar “Çfarë dreqin bëre, ne nuk shkuam për të vrarë njerëz“.

Të tre shqiptarët e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje rezultojë pa dokumentacion të rregullt ndërsa njërit prej tyre i ishte plotësuar edhe dekreti i dëbimit.

Vëllai i Robertos, Enrico Mottura ka deklaruar pas arrestimit të tyre: “Tani vrasësit e vëllait tim janë kapur dhe unë shpresoj se ata do të kalben në burg” tha ai.