Fundi si “Romeo dhe Zhuljeta” në Tiranë, e reja nga Gana hyri në Shqipëri mesditën e sotme

Pa Kategori

Publikuar: 02/10/2021

Fundi si “Romeo dhe Zhuljeta” në Tiranë, e reja nga Gana hyri në Shqipëri mesditën e sotme

E reja nga Gana e cila u vra sot nga partneri shqiptar Klinton Pira në Tiranë kishte hyrë në Shqipëri mesditën e sotme. Bëhet me dije se 26-vjeçari Pira kishte marrë me qira ditore banesën në katin e tetë të një pallati në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, ku dhe ndodhi ngjarja tragjike.

Pira qëlloi 31-vjeçaren me thikë dhe gjatë kohës kur kjo e fundit zbriti poshtë për të kërkuar ndihmë ai u hodh nga kati i tetë duke gjetur vdekjen. Ndërsa e plagosura u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk mund t’u mbijetojë plagëve.

Nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë të riun nga Dibra të ndërmarrë aktin ekstrem që solli në fund si “Rome dhe Zhuljeta” të historisë së tij të dashurisë me 31-vjeçaren ganeze me nënshtetësi franceze.

Çifti shfaqeshin mjaft të dashuruar në rrjetet sociale. Pira kishte postuar shumë foto në rrjetet sociale ku shfaqej krah të resë ganeze ndërsa në sy bien dedikimet e tij të dashurisë .