Vrasja oficerit në Lezhë, reagon me urgjencë presidenti Meta: Prokuroria të nisë menjëherë hetimin

Pa Kategori

Publikuar: 28/09/2021

Vrasja oficerit në Lezhë, reagon me urgjencë presidenti Meta: Prokuroria të nisë menjëherë hetimin

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Lezhë, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës oficeri i krimeve Saimir Hoxha.

Në reagimin e tij urgjent, Kreu i Shtetit i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për zbardhjen e krimit tragjik.

Reagimi i Metës:
Thellësisht i tronditur nga ngjarja tepër e rëndë e vrasjes, në krye të detyrës, të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës.
Në këto momente të vështira bashkëndaj dhembjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit!
Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor.
Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë!