Mbyllen kutitë, del exit poll se kush i fiton zgjedhjet në Gjermani (Foto-Video)

Pa Kategori

Publikuar: 26/09/2021

Mbyllen kutitë, del exit poll se kush i fiton zgjedhjet në Gjermani (Foto-Video)

Në orën 18.00 janë mbyllur kutitë për zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani.

Në një exit poll të publikuar nga Dojçe Vele shihet se CDU-CSU e ish-kancelares Angela Merkel udhëheq me një diferencë mjaft të ngushtë nga socialdemokratët që ndodhen në të njëjtat nivele, 25%. Më pas vijnë “”Të gjelbrit” me 15%. Afd dhe FDP kanë nga 11%.

Ndërsa një tjetër exit poll i kryer nga disa TV nxjerr socialdemokratët fitues me 26% të votave dhe CDU-CSU me vetëm 24%. Në selinë e socialdemokratëve ka pasur menjëherë brohoritje.

Këto janë vetëm exit poll pasi nuk kanë dalë ende rezultatet zyrtare. Gjasat janë që për të krijuar qeverinë të ketë sërish një koalicion të madh.