Deputetët e LSI i dorëzojnë Lindita Nikollës kërkesën për pjesmarrje në Komisionet Parlamentare

Pa Kategori

Publikuar: 16/09/2021

Deputetët e LSI i dorëzojnë Lindita Nikollës kërkesën për pjesmarrje në Komisionet Parlamentare

Deputetët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ditën e sotme kanë bërë kërkesë për pjesmarrje në komisionet parlamentare.

Bëhet me dije se LSI kërkesën për të marrë pjesë në komisionet parlamentare ia ka dorëzuar sot kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Deputetët Petrit Vasili, Erisa Xhixo, Agron Çela kërkojnë që të jenë pjesë e Komisioneve Parlamentare.

Petrit Vasili kërkon të jetë anëtër i komisioneve për Shëndetësinë, Xhixho kërkon të jetë anëtare e Komisionit të Ligjeve, të Integrimit, ndërsa Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurisë.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit LSI arriti të merrinin 4 mandate deputetesh. Monika kryemadhi, Agron Çela, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho janë deputetët e LSI.