Një mesazh në telefonin e Elton Metës ku shfaqej një foto e tij me një grua tjetër është bërë shkak i ndarjes së tij nga ish-gruaja Sabrina, të cilën e vrau në shtëpinë e prindërve disa ditë më parë. Nga hetimi ka rezultuar se Elton Metaj ka tradhëtuar bashkëshorten.
“Në telefonin e Elton Metës kanë mbërritur nga një telefon tjetër mesazhe të cilat përmbanin disa fotografi të këtij shtetasi me një femër. Këto mesazhe janë konstatuar nga Sabina dhe midis tyre kanë filluar debate të forta.
Sabina më pas është larguar nga shtëpia duke marrë me vete vajzën e mitur. Eltoni ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj me armë me vete dhe kërkonte gruan.
Por kjo e fundit ndodhej në Vlorë me vëllanë. Pasi nuk ka gjetur Sabrinën në shtëpi Eltoni ka kërcënuar familjarët e saj”.
Kamuflimi se ishte në gjendje të rënduar shëndetësore ishte skema që Elton Meta përdori për të fituar lirinë nga burgu, edhe pse ndaj tij ishin ngritur 3 vepra të rënda penale, për ngjarjen e 20 shtatorit 2020, kur shkoi me kallashnikov në oborrin e shtëpisë së vjehrrit dhe i mori peng gjithë familjen.
Ishte prokurori Çlirim Sino që kërkoi që Elton Meta të shtrohet në spital si i sëmurë mendorë, ndërsa avokatët e vetë të dyshuarit kishin qenë kundër dhe kërkuan që të përballet me ligjin.
Kjo kërkesë e prokurorit, vulosur nga gjyqtari Piro Sota, bëri që 32-vjeçari të shtrohej në spitalin e burgut në Zahari të Krujës, pas raporteve të ekspertëve të Mjekësisë Ligjore për probleme të shëndetit mendor.
Por çka ndodhur në spitalin e burgut të Zaharisë?
Sipas dokumenteve të siguruara nga ReportTv spitali i këtij burgu, ku 32-vjeçari qëndroi prej 22 dhjetorit 2020, thotë se Elton Meta ka sjellje normale.
Specialisti i këtij institucioni, Taulant Pengili argumenton se Elton Meta me kartelë mjekësore, numër 543, nuk ka manifestuar simptoma psikotike apo afektive akute duke mos qenë i nevojshëm trajtimi i tij me ndonjë terapi.
Ky raport mjeko-ligjorë i eksperit pengili, është firmosur edhe nga kreu i Zaharisë, Petrit Myslimi dhe mban datën 25 mars 2021.
Pra, për mjekët e spitalit të burgut të Zaharisë, Elton Meta nuk ishte i sëmurë mendor që duhej izoluar.
Por më datë 28 dhjetor 2020 Elton Meta nga burgu në Krujë është transferuar në Lezhë pasi ishte infektuar me Covid dhe spitali atje ishte kthyer në karantinë për të burgosurit e infektuar, për tu rikthyer sërish më pas në Zahari, i shëruar nga virusi.
Është pikërisht raporti i ekspertit të spitalit të burgut të Zaharisë, që nxjerr në pah skandalin se si ekspertët e tjerë mjeko-ligjorë e kishin nxjerrë të riun me probleme të shëndetit mendore, pikërisht për t’i shuar akuzat, dhe për të shpamgur dënimin e tij për armëbajtje pa leje, dhunë në familje dhe kundërshtim të policisë.
Në shtator 2020, u deshën 5 orë negociata me policinë, që 31-vjeçari Elton Meta të lëshojë nga duart kallashnikovin që i kishte vënë vetes duke kërcënuar se do të vetëvritej, në oborrin e shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij, pasi i kishte terrorizuar familjarët.
Por mbrëmjen e këtij 10 shtatori, nga arma automatike dolën plumba që i morën jetën nënës së vajzës së tij, Sabrina Bengaj, 23-vjeç. Ishte ora 22:50 kur Elton Meta i shkoi sërish në shtëpi në fshatin Zhupan.
Xhelozia, apo fakti që nuk e linte të takonte të bijën, e çuan sërish të nervozuar Elton Metajn në derën e shtëpisë së vjehrrit të tij.
Ndonëse ka qenë arrestuar edhe më herët për dhunë në familje, e ndjera, për hir të vajzës së vogël, kishte duruar dhunën psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj.
Vëllai i viktimës, Armando Bengaj thotë se Eltoni kishte kërcënuar edhe vetë atë për ta vrarë, ndërsa gishtin e fajit ia drejton gjykatësve dhe prokurorëve që nxorrën nga burgu njerëz të tillë.
Vetëm një ditë pasi Elton Meta vrau i ish bashkëshorten Sabrina Bengaj, gjyqtari që e kishte liruar nga burgu, Piro Sota, është përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia shqiptare.