Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Blendi Sulaj thotë se ministrat e qeverisë Rama, të cilët do të betohen ditën e nesërme nuk janë gjë tjetër veçse kukulla, që mandatin nuk ja kanë dhënë shqiptarët.
Me anë të një postimi në Facebook, Sulaj komentin edhe vendimin e Lulzim Bashës, i cili vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar, Sali Berishën.
Sipas tij, vendimi ishte i vështirë, por i drejtë pasi u mor në interes të Partisë Demokratike.
Reagimi
Neser ne Parlament Edi Rama dhe ministrat e tij kukulla betohen per mandatin e trete. Mandat qe nuk ja dhane shqiptaret, por lumi i parave te pista dhe te korrupsionit. Ne nje kohe qe shqiptaret largohen dhe Shqiperia nuk eshte vend i preferuar as i bangladeshasve, kjo legjislature nis me vemendjen mediatike te stisur,drejt opozites . Kur ne fakt i gjithe debati duhej te ngrihej tek masakra zgjedhore dhe makjazhi i programit qe prezanton neser Rama.
Megjithate, njeriu i cili pati merzitjen e madhe nga vendimi i te premtes ishe po ky mjeran (Edi Rama) qe mendonte se PD do te shkonte ne nje kurs perplasjesh me DASH dhe se me pas do te izolohej per nje kohe te gjate. Por endrrat e Rames i prishi vendimi i Lulzim Bashes. Nje vendim ekstremisht i veshtire per te gjithe ne demokratet por ne mendimin tim, nje vendim i drejte, kur te duhet te vendosesh per interesat E PD dhe Demokrateve.
Momente te tilla historia e partive te djatha ka pare ne te gjithe Europen dhe ne secilin rast, kryetaret e tyre kane vene gjithmone te parin interesin e Partise, gje te cilen e beri edhe Lulzim Basha. Lulzim Basha vuri perpara cdo gjeje interesin e PD dhe ardhjen e saj ne pushtet, per t’i sherbyer qytetareve shqiptare.
Sot me shume se kurre debatin publik, nuk duhet qe NE me naivitet apo me deshire te madhe per pak protagonizem, kurresesi ta drejtojme drejt asaj qe ndodh brenda PD. E kjo eshte edhe arsyesja e heshtjes sone te madhe. Si drita e diellit eshte e qarte se sot problemi nuk eshte aspak PD dhe ajo se cfare ndodh brenda nesh, por problemi eshte Edi Rama dhe vetem Edi Rama e Ps te cilet, cdo dite e me shume po varferojne dhe shkaterrojne jeten e shqiptareve.