Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

Pa Kategori

Publikuar: 13/09/2021

Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

Partia Demokratike do të mbledhë në orën 16:00, grupin e saj parlamentar.

Kjo mbledhje vjen një orë para seancës së Kuvendit që është parashikuar të mbahet në orën 17:00 këtë të hënë.

Në seancën e sotme pritet që të konstituohet përbërja e 8 komisioneve të përhershme parlamentare. 3 prej tyre do të drejtohen nga opozita.

Po ashtu sot konstituohet edhe Byroja e re e Kuvendit dhe sekretariatet. Pritet që në PD të vendoset për sjelljen e seancës së sotme, por edhe sjelljen përballë Sali Berishës, që tashmë është përjashtuar nga partia.