PD jashtë kontrollit / Berisha sfidon Bashën: Jam anëtar i grupit të PD, në seli mund të futem kur të dua!

Pa Kategori

Publikuar: 10/09/2021

PD jashtë kontrollit / Berisha sfidon Bashën: Jam anëtar i grupit të PD, në seli mund të futem kur të dua!

Situata në Partinë Demokratike është e paprecedentë dhe pothuajse jashtë kontrollit.

Sali Berisha nuk e njeh vendimin e Bashës që e përjashtoi nga PD. Berisha tha se ishte anëtar i grupit të PD, se hyn kur të doje në seli dhe kërcënoi edhe një herë Bashën me shkarkim.

Në Kuvendi më i motivuart se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve shqiptarë, interesin kombëtar të kombit shqiptar, për të dënuar të gjitha aferat e këtij regjimit të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjet, trillimin, kurthet, pazaret për eliminimin e opozitarizmit shqiptar.

Së çfarë date është pakti do t’ia lë historianëve, ajo që ndodhi është strikt një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë

Jam i bindur se demokratët shqiptarë do të vendosin PD në piedestalin që i takon.

Do të marrë çdo nismë ligjore, statusore brenda PD, për ta kthyer aty ku i takon. Unë jam anëtar i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike. Vendimi është ‘un en voi’. Në çdo kohë mund të hyjë në Seli dhe të jeni të sigurt ju që do të jetë shumë e afërt dita kur PD do të rifitojnë forcën“, tha Berisha.