Nisja e seancës plenare/ Basha i qetë dhe i rrethuar me besnikët e tij i drejtohet parlamentit, Berisha ende në banesë

Pa Kategori

Publikuar: 10/09/2021

Nisja e seancës plenare/ Basha i qetë dhe  i rrethuar me besnikët e tij i drejtohet parlamentit, Berisha ende në banesë

Kryedemokrati Lulzim Basha është drejtuar nga Selia Blu për në sallën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

I rrethuar nga deputetët Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi, Basha ka përshkruar me këmbë rrugën nga selia e Partisë Demokratike, te Kalaja e Tiranës për të mbërritur më pas në Kuvemd.

Ndërkohë që burime bëjnë me dije që ish-kryeministri Berisha ndodhet ende në banesë, ndërkohë që e pret në kafenenë poshtë pallatit nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka.

Partia Demokratike vjen në këtë legjislaturë të re parlamentare e ndarë në dy kampe që pas përjshtimit që kryedemokrati Basha i bëri liderit historik Sali Berisha.