Berisha: Basha i pabesë, kam pasur gjithmonë dyshime se bashkëpunon me Ramën! Ka disa vite që nuk shkon në SHBA

Pa Kategori

Publikuar: 10/09/2021

Berisha: Basha i pabesë, kam pasur gjithmonë dyshime se bashkëpunon me Ramën! Ka disa vite që nuk shkon në SHBA

Thellohet hendeku mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Pasdite, Basha tha se Berisha po e sulmonte me gjuhën e Ramës. Por, Berisha thotë se Basha është tradhtar, pasi ka bashkëpunuar me Ramën.

Berisha ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se Basha prej vitesh nuk shkon në SHBA, duke lënë të kuptohet se ai mund të jetë pjesë e listës së zezë

“Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral.

Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta para se të dalë në mesazhine tij. Ma tha mua në telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike, sepse nuk ishte tagri tij një vendim i tillë. I kërkova që kundërshtimin tim të jua përcjellë të pranishmëve në mbledhje. Në fakt ai kishte paraqitur më parë mesazhin më pas shkoi për t’ua komunikuar. E bëri pa i lajmëruar. I la mbledhur për një orë, shkoi tek ata dhe i njoftoi. Pra mbledhjen e kishte bërë për t’i thënë vendimin.

Ai e bëri gjithçka për vetën e tij dhe për interesin personal. Basha ka disa vite qe nuk shkon ne SHBA. 3 dite perpara beri nje bisede me mua kur me thote qe na del problemi i ligjit te dekriminalizimit.

Aksioni im kundër Lulzim Bashës është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistë të PD, drejtues të PD për mënyrën se si Lulzim Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë të statutit.

Së dyti Basha më këtë veprim me një akt pabesie synonte pa asnjë diskutim të hapë rrugën bashkëpunimit me Edi Ramën. Kam pasur gjithmonë dyshime se Basha bashkëpunon me Ramen”, tha Berisha