Nesër nis punën Parlamenti i ri, PD mbledh me urgjencë Grupin Parlamentar

Pa Kategori

Publikuar: 09/09/2021

Nesër nis punën Parlamenti i ri, PD mbledh me urgjencë Grupin Parlamentar

Partia Demokratike ka thirrur një takim me grupin parlamentar ditën e sotme në orën 18:30 në Selinë Blu, një ditë para se të nisë punën Parlamenti i ri.

Ne kete takim jane dhe drejtuesit politike te qarqeve. Nuk dihet ende se cfarë do të diskutohet në këtë takim por një nga cështjet më të nxehta të Partisë Demokratike është përjashtimi ose jo i ish-liderit historik, Sali Berisha, pas vendimti të DASH për ta shpallur non-grata.

Vetë Berisha ka deklaruar prerazi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga mandati i tij dhe se do të jetë patjetër në kuvend ashtu sicc e ka zgjedhur populli.

Deri më tani nuk ka pasur një qëndrim zyrtar nga kreu i PD-së Lulzim Basha në lidhje me këtë ccështje. Rikujtojmë se Ambasadorja Yuri Kim i ka kërkuar Bashës përjashtimin e Berishës pasi DASH e shpalli non-grata, mirëpo Berisha është i vendosur për ta ccuar deri në fund betejën për të vërtetën e tij.