Prapaskena

Stafi i pavaksinuar pezullohet nga puna, flet punonjësja e spitalit në Angli: Nuk më lejojnë t’i shërbej pacientëve

Publikuar: 08/09/2021

Nëse nuk je i vaksinuar nuk mund të punosh në Spitalin e Përgjithshëm në Southampton të Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është vendimi i drejtuesve të këtij spitali të cilët kanë thënë se nuk do të lejojnë stafin e pavaksinuar për tu kujdesur për pacientët.

“Prioriteti ynë është të mbajmë stafin dhe pacientët tanë të sigurt”, thuhet në vendimin e drejtuesve të spitalit.

Së fundmi BBC ka publikuar një intervistë anonime të një punonjëse të spitalit e cila refuzon të bëjë vaksinën anti-Covid19. Ajo ndihet e frustruar për shkak se ishte pezulluar duke mos kryer asnjë detyrë në ndihmë të pacientëve.

Duke folur për BBC në mënyrë anonime, ajo tha: “Unë nuk jam ende gati për ta bërë vaksinën dhe është rreziku im, apo jo?”

Gruaja shpjegoi: “Unë mendoj se kjo është një zgjedhje e lirë. Unë nuk jam kundër vaksinave por momentalisht nuk mundem. Jam shumë e zhgënjyer, u ndjeva e fyer. Ishte vërtet tronditëse”



Më të lexuarat