Para pak çastesh ka ndodhur një shpërthim tek spitali i Tetovës. Media maqedonase Alsat ka arritur të sigurojë një video ku shihet se si zjarri ka kapluar spitalin.
Sipas burimeve të Alsat, raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor. Zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet që çuan në këtë shpërthim.
Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave.
Në vend ngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin dhe të nxjerrin pacientët që ishin të shtruar për kurim.