Arrestime ministrash dhe drejtorësh? Yuri Kim takim me kreun e SPAK, mesazh të korruptuarve

Pa Kategori

Publikuar: 08/09/2021

Arrestime ministrash dhe drejtorësh? Yuri Kim takim me kreun e SPAK, mesazh të korruptuarve

Kjo vjeshtë konsiderohet vendimtare për goditjen e korrupsionit në nivele të larta për disa arsye.

Së pari, në maj 2021, SHBA shpalli non grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

Së dyti, Ilir Meta, aleati i Berishës, u shkarkua si President në qershor.

Së treti, presidenti amerikan Joe Biden ka firmosur një urdhër, duke i shpallur luftë korrupsionit në Shqipëri.

Së katërti, është ngritur Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila asistin SPAK në hetime dhe kopsitjen e dosjeve penale.

Së pesti, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, korrupsioni në Shqipëri ka kapur çdo degë të shtetit shqiptar.

Në këto rrethana, sot, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi një takim me kreu e SPAK, Arben Kraja. Pas takimit, Yuri Kim dha këtë mesazh:

“Takova sot shefin e SPAK për të nënvizuar edhe një herë pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë. Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi”.