Qumështi e mielli serb godet biznesin shqiptar, Panariti: Po ‘zhduket’ blegtoria

Pa Kategori

Publikuar: 07/09/2021

Qumështi e mielli serb godet biznesin shqiptar, Panariti: Po ‘zhduket’ blegtoria

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një intervistë në Syri Tv, me moderatoren Juli Krisafi, foli për faktin se qumështi e mielli serb po godasin biznesin shqiptar.

Panariti thekson se rajoni subvencionon prodhimet vendase, ndryshe nga se bën vendi ynë, duke shtuar se po “zhduket” blegtoria.

“Prodhimet vendase kanë kosto më të lartë se në vendet e rajonit. Rajoni subvencionon prodhimet vendase. Nëse do hiqen taksat, do kemi pëmbytje të importit, nga Serbia, Bosnja etj që prodhojnë me kosto më të ulët. Ne nuk rimbursojmë TVSH-në, ndërsa ia sbvencionojmë prodhimit të importit. Edhe ato favore që na ka dhënë natyra, nuk do jetë në favorin tonë. Shqipëria historikisht ka qenë vend blegtoral, por po e humb edhe këtë aspekt që është njohur deri më tani.

E gjitha mund të sjellë dramën e braktisjes së fshatit. Fakti që nuk ka politika favorizuese ndaj blegtorisë, bën që shumë stane të mbyllen, blegtoria të njohë ditë të zeza. E gjitha mund të sjellë që në tregun vendas të dominojnë produktet serbe. Çmimi i bukës duhet që të mos ngrihet, sepse shqiptarët më shumë shpenzime kanë për ushqimin”, u shpreh Panariti.