Prapaskena

Frrok Çupi: Rikthimi i Mirela Kumbaros te Turizmi është skandal. Qafoku: Rama nuk mbajti premtimin për…

Publikuar: 03/09/2021

Ndryshimet më të fundit në qeveri kanë qenë pjesë e panelit të diskutimeve në emisionin “Breaking” ku ishin të ftuar analistët Frrok Çupi dhe Roland Qafoku.

Analisti Frrok Çupi shprehet se në përgjithësi Rama nuk ka prekur ato dikastere që kanë lidhje direkte me SHBA-të, duke nënkuptuar kështu ministrinë e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Ndërsa shtoi se askush nuk e dinte nëse ministrat do të rikonfirmoheshin ose jo.

Por Çupi ka sulmuar rikthimin e Mirela Kumbaros në ministrisë e Turizmit, ai theksoi se Kumbaro dështoi me ministrinë e Kulturës, duke kujtuar këtu përplasjet e shumta me komunitetin e artistëve.

“Është absurde të bësh ministre turizmi. Ajo dështoi me ministrinë e Kulturës”, tha Çupi.

Edhe Qafoku u shpreh se Klosi nuk e “meritonte që të zëvendësohej me Kumbaron, pavarësisht se posti i tij si sekretar Organizativ është një nga më të rëndësishmit. Ai është në rregull nëse e zëvendëson e Kumbaron, nëse me një tjetër atëherë qëndron si ndryshim”.

Qafoku ndërkohë vlerësoi emërimin e Ulsi Manjës si ministër i Drejtësisë, por që ka eksperiencë se vjen nga sistemi i drejtësisë dhe se është i angazhuar në reformën në drejtësi.

Por ai shtoi se Rama shkeli premtimin e tij që një ministër të mos qëndronte më shumë se 5 vjet në kabinet. “Një ministër nuk duhet të rrijnë në detyrë më shumë se 5 vjet, Rama e ka prishur këtë rregull, ku Çuçi ka 6 vjet ministër, e Ahmetaj”, theksoi Qafoku.



Më të lexuarat