Deputeti i zgjedhur në Durrës në radhët e PS-së, Lefter Koka ka hequr dorë nga mandati. Dorëheqja është bërë publike nga vetë Lefter Koka me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan edhe arsyet e largimit të tij.
Gazetarja e ABC, Esiona Konomi, raporton se karrigen e Lefter Kokës në Kuvend do ta marrë Denis Deliu. Ky i fundit është ish-ushtar në Afganistan, ndërsa tani është shef i sigurisë në organet e Vettingut.
Deliu ka qenë pjesë e misionit në Afganistan ku dhe mbeti i vrarë kolegu i tij Feti Vogli. Po ashtu ai ka marrë shumë vlerësime nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare, ndërkohë gëzon mbështetjen dhe simpatinë e qytetarëve krutanë për qarkun e Durrësit ku edhe mori 2848 vota.