Policia vijon ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm, por çmenduria vrasëse nuk ndalet.
Në mesnatë, policia ka ushtruar kontrolle në Sauk duke vrojtuar drejtuesit e automjeteve. Nga kontrollet janë konstatuar 8 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara deri në 163 km/h.
Për disa prej tyre, blutë kanë pezulluar lejen e drejtimit të automjetit me një afat nga 2 deri në 6 muaj si dhe ka vendosur gjoba nga 10.000 deri në 26.000 lekë.
4 shoferë janë arrestuar pasi kanë rezultuar të dehur.
Gjithashtu janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.