Plas në PD, Mark Marku jep dorëheqjen si deputet, shpërthen në akuza kundër Bashës dhe Berishës së listës së zezë

Pa Kategori

Publikuar: 27/08/2021

Plas në PD, Mark Marku jep dorëheqjen si deputet, shpërthen në akuza kundër Bashës dhe Berishës së listës së zezë

Thellohet kriza dhe ndarja në Partinë Demokratike në një kohë kur Lulzim Basha po refuzon ultimatumin amerikane për t’u ndarë nga Sali Berisha, i futur nga SHBA në listën e zezë për korrupsion madhor, kapje të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri. Disa ditë para mbledhjes së Kuvendit të ri, deputeti Mark Marku ka vendosur të heqë dorë nga mandati, ndërsa ka shpërthyer në akuza kundër Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët po e përdorin partinë për interesat e tyre.

Mark Marku, i cili doli deputet në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 25 Prillit teksa njofton lënien e mandatit të deputetit, shkruan se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe liston një sërë arsyesh se pse ndërmori këtë veprim që lidhet me etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”.

“Etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së duke tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”, shkruan Marku ndër të tjera.