Prapaskena

Dy atentate kamikaze jashtë aeroportit në Kabul! ISIS merr përgjegjësinë e sulmit! 60 të vdekur e 140 të plagosur! Mes viktimave, 12 trupa amerikanë! SHBA: Priten të tjera shpërthime

Publikuar: 26/08/2021

Situatë dramatile dhe kaotike në Afhanistan. Të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe 140 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kabul, si pasojë e dy shpërthimive të fuqishëm që u regjistrua pasditen e sotme jashtë aeroportit të qytetit.

Ngjarja u konfirmua nga Pentagoni, ndërsa pas shpërthimeve, u qëllua edhe me armë zjarri. Mediat amerikane raportojnë se 11 marinsa amerikanë dhe një mjek i marinsave kanë vdekur nga shpërthimi.

Shpërthimet ndodhën në hyrjen e portës Abbey, ku forcat britanike janë vendosur në ditët e fundit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes britnaike tha se nuk flitet për të plagosur apo viktima mes trupave.

ISIS-K, Shteti Islamik i provincës afgane të Khorasan ka marrë përgjegjësitë për sulmin.

Pentagoni lajmëroi se operacionet e evakuimit do të vijojnë pavarësisht ngjarjes së rëndë ndërsa paralajmëroi për të tjera sulme që mund të ndodhin.

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, tha nëpërmjet një postimi në Twitter se prioritet mbetet evakuimi i sa më shumë njerëzve, sa më shpejt.

Sulmet ndodhën disa orë pas paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Australia, që i bënë thirrje më herët qytetarëve të tyre të largohen nga aeroporti i Kabulit, pas alarmit për një sulm terrorist.

Pamjet që vijnë nga Kabuli janë tragjike, teksa afganëve i është këruar të qëndrojnë larg portave të aeroportit, për shkak të rrezikut të një shpërthimi tjetër.

Sulmi u paralajmërua edhe nga kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se një sulm i mundshëm terrorist nuk ishte “teorik” po “një kërcënim real”.

“Nga njëra anë, ne do të donim të kishim sa më shumë kohë që të jetë e mundur për të nxjerrë sa më shumë njerëz, por nga ana tjetër nëse nuk do të kemi vendosur një marrëveshje të re me talebanët, për të zgjatur evakumin rreziku i sulmeve do të rritej”, tha ai gjatë një interviste më herët sot.

Pavarësisht paralajmërimeve, afganët nuk u larguan nga aeroporti, ndërsa Ahmedullah Rafiqzai, një zyrtar i aviacionit civil afgan që punonte në aeroport, tha se njerëzit vazhduan të grumbulloheshin rreth portave të aeroportit dhe se nga dëshira e madhe për të lënë vendin e tyre nuk kanë frikë të përballen edhe me vdekjen.

Trupat perëndimore punojnë nën ethe dhe presionin e kohës për të evakuuar me shpejtësi qytetarët nga aeroporti, ndërsa shpërthimet kanë vështirësuar punën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre kanë evakuuar më shumë se 70 mijë njerëz, përfshirë edhe qytetarët e tyre, personelin e NATO-s dhe afganët në rrezik.

Një ndër evakuimet më të mëdha në historinë njerëzore, ka nisur prej 14 gushtit, një ditë pasi Talebanët arritën të “thyenin” edhe Kabulin.



Më të lexuarat