Analisti dhe gazetari i njohur, Mentor Kikia, komenton lajmin qe beri jo pak buje ne media se jahti super luksoz i miliarderit Jeff Bezos eshte ankoruar ne Sarande.
Ne nje postim ne ‘facebook’, analisti thekson se “jahti vjen ne Sarande te furnizoje serbatorin dhe te shpelaje depozitat e ujerave te zeza gati cdo vere, kur eshte me lundrim, i dhene me qira nga nje agjenci turistike”.
Postimi i plote:
Pushimet e Jeff Bezos ne Shqiperi!
Po mbyllet denjesisht kjo vere. Edhe njeriu me i pasur i Botes, Jeff Bezos erdhi per pushime ne Shqiperi. Fillimisht ne Sarande, por pritet te shkoje edhe ne Spille dhe ne Tale (parashikimi im ky).
E raportoi nje media kete lajm dhe me shpejtesine e mutacionit “Delta” u perhap anekend.
Nje jaht luksoz mberriti ne molin e Sarandes per te marre karburant pa taksa. Ka ardhur nja 5 here, dhe sa here vjen behet lajm (njesoj si kur erdhi traktori per here te pare ne fshat).
Klodian Tomorri (nje nga te paktet gazetare qe une e besoj maksimalish), thote se jahti nuk eshte fare i Jeff-bosit, dhe vjen ne Sarande te furnizoje serbatorin dhe te shpelaje depozitat e ujerave te zeza gati cdo vere, kur eshte me lundrim, i dhene me qira nga nje agjenci turistike.
Nuk u be hataja se ja futen kot edhe per nje lajm pa shume interes.
Por eshte e frikshme profesionalisht se sa shume ka reshkitur gazetaria. Sa lehte hidhet ne treg nje lajm i pavertete. Serish hataja nuk eshte tek fakti nese erdhi apo jo Bezos ne Sarande per pushime, por sa i mjerueshem eshte bere profesioni yne.
Pasi, me te njejten lehtesi, ushqehet me dokrra nate e dite nje popull i tere, genjehet nate e dite per gjithcka, me ndihmen e nje gazetarie qe nuk ndjen me detyrimin profesional te beje gjene me te thjeshte: te verifikoje lajmin.
P. s: Me kete nivel te informimit ku kemi shkuar nuk eshte cudi qe Bezos te vije ne Sarande edhe me anijen kozmike, ta furnizoje me nafte pa akcize.