Po evakuuohej nga Afganistani, gruaja lind në avionin amerikan, ushtarët e forcës ajrore i japin ndihmën e parë (FOTO)

Pa Kategori

Publikuar: 24/08/2021

Po evakuuohej nga Afganistani, gruaja lind në avionin amerikan, ushtarët e forcës ajrore i japin ndihmën e parë (FOTO)

Një grua shtatzënë që po evakuuohej nga Afganistani, ka sjellë në jetë fëmijën në avionin amerikan US Air Force. Foto janë shpërndarë vetë në Twitter nga Komanda e Forcës Ajrore Amerikane.

Avioni i nisur nga Afganistani është ulur në bazën Ramstein në Gjermani, dhe pas ndihmës së parë që i kanë dhënë ushtarët dhe trupa që ndodhej në avion, gruaja dhe foshnja janë dërguar në një qendër shëndetësore për kujdes të specializuar.

Kapiteni i avionit vendosi të ulte lartësinë e fluturimit për të rritur presionin e ajrit në kabinë, gjë që ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës. Fatmirësisht, të dyja – si nëna dhe foshnja- janë në gjendje të mirë shëndetësore.