Prapaskena

Mesazh për kreun e Hakmarrjes për Drejtësi? Bledar Muça i martuar me mbesën e “Mustaqekuqit”, plumbi në zemër i mori jetën

Publikuar: 24/08/2021

Bledar Muça, pronar i bar “PEDONALE” në qytetin e Lushnjes u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e djeshme, në biznesin në pronësi të tij. Një plumb në zemër i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme, ndërsa të plagosur mbetën dhe 5 klientë.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi Lushnjen mbrëmjen e djeshme janë ende të paqarta, pasi vetë Bledar Muça nuk rezuklton të jetë person i dënuar më parë. Edhe nga burimet, është bërë me dije se viktima ishte një person i qetë dhe joproblematik.

Të plagosur mbetën: Judin Velo, 32 vjeç (kunati i viktimës), Sara Liçi, 24 vjeçe dhe Ervis Tafa, Eksara Sauli, 26 vjeçe dhe Majlinda Gjyla, 66 vjeçe.

Ai ishte vrasja e Muçës mesazh për kreun e “Hakmarrjes për Drejtësi” Roland Shyti?

Mësohet se bashkëshortja e biznesmenit Bledar Muça, që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në mes të Lushnjës me breshëri kallashnikovi, është mbesa e Roland Shytit. Ky i fundit njihet në qytet dhe me nofkën “Mustaqekuqi”.

Denoncimet ndaj këtij të fundit kanë qenë të shumta. Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi kohë më parë se “Land Shyti” kontrollonte gjithçka në qytetin e Lushnjës, e madhe shkonte deri në akuza për vrasje.

Tashmë, është Policia dhe grupi i hetimit që duhet të zbardhë ngjarjen e rëndë, që këtë herë nuk kurseu as qytetarët e pafajshëm. 5 prej tyre mbetën të plagosur dhe ndodhen aktualisht në spital, për shkak se autori qëlloi me breshëri kallashnikovi drejt lokalit bar “PEDONALE” në pronësi të Bledar Muçës, duke mos marrë parasysh askënd tjetër.



Më të lexuarat