Prapaskena

Rrëqeth babai i 9 vjeçarit shqiptar që humbi jetën nga korenti në Greqi: Na iku nga duart për 5 minuta

Publikuar: 23/08/2021

Një 9 vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën mbrëmjen e së shtunës vonë në Zakynthos të Greqisë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

9 vjeçari ishte duke luajtur me shokët e tij, ndërsa ishte fshehur pas ambienteve të kondicionerëve të një hoteli te madh.

“Ishte dramë e madhe. Fëmija shkoi të luante, na iku nga duart për 5 minuta. Luante gjithmonë atje”, tha babai i9 vjeçarit për televizionin Mega.

Ajo që i kushtoi jetën 9-vjeçarit ishte kondicioneri me defekt. Sipas babait, një ishte bërë vërejtje më parë për defektin e kondicionerit tek pronarët e hotelit.

Mësohet se babai i fëmijës mbërriti në minutat e para te djali, që vdiq në duart e tij.

“E mora fëmijën në krahë, i dhashë një puthje. Fëmija më ngeli në duar,” tha ai. “Shpresoj që kjo të mos i ndodhë asnjë prindi.”

Pronari i hotelit dhe një elektricist janë arrestuar për ngjarjen tragjike dhe do të çohen në prokurori.



Më të lexuarat