U përfshi nga zjarri para pak ditësh,shpronësohet godina e sarajeve të Toptanëve

Pa Kategori

Publikuar: 20/08/2021

U përfshi nga zjarri para pak ditësh,shpronësohet godina e sarajeve të Toptanëve

Godina e sarajeve të Toptanëve është shpronësuar. Ky vendim është publikuar sot në Fletoren zyrtare. Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministres Elva Margariti godina shekullore, pas shpronësimit do të shpallet monument kulture dhe do të funksionojë si muze.

Shpronësimi u paralajmërua disa ditë më parë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pasi godina u u përfshi nga zjarri.