Prapaskena

Po ecte indietro te sheshpushimi i parashutave në Llogara, makina del nga rruga, plagosen dy persona

Publikuar: 20/08/2021

Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme në sheshpushimin e parashutave në Llogara, ku një automjet ka dalë nga rruga teksa bënte indietro.

Si pasojë e aksidentit raportohet se janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme në vendngjarje.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:00, në sheshpushimin e parashutave, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin A. S, duke parkuar mjetin me indietro, ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët kanë marrë ndihmë mjeksore në vend.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Më të lexuarat