Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’, një nga ‘perlat’ e tij në kohën kur ishte në Kuvend. Nga mesazhi që përcjell video e vitit 2016 duket se Berisha mezi pret që të rikthehet në Kuvend.
‘O budallenj, o budallenj, nuk tërhiqet Sali Berisha. O çakenj, o plehra se të tillë jeni. para interesit kombëtar nuk njoh asnkënd unë.’– është shprehur vite më parë Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në muajin korrik se nuk do të tërhiqet nga vendimi për tu bërë pjesë e Parlamentit të ri në muajin shtator. Kjo deklaratë e tij erdhi pas mesazhit që ka dhënë ambasadorja e SHBA-së ndaj Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament.